Komuna e Malishevës hap thirrjen për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte 2025
Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Malishevës ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025, e cila zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Sipas njoftimit, përmes këtij programi do të vazhdojë mbështetja për sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës, përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat dhe zogjtë për majmëri, si dhe për akuakulturë, në përputhje me programin e miratuar për vitin 2025.
Përkrahja financiare përfshin këto kategori:
- Pagesa Direkte për qumësht;
- Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit;
- Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
- Pagesa Direkte për zogjtë për majmëri (brojlerët);
- Pagesa Direkte për akuakulturë.
Afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.
Nga Drejtoria për Bujqësi në Malishevë ftohen të gjithë fermerët që i plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të paraparë, me qëllim të përfitimit nga mbështetja financiare e Programit të Pagesave Direkte. /Telegrafi/


