Please enter at least 3 characters.

Komuna e Likovës, Zelenikovës dhe Çuçek Sandevës mbështeten me mekanizëm ndërtues

2017/01/Drejtoria-per-shpetim.jpg

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) njofton se me kërkesë të vetëqeverisjes lokale të Zelenikovës, Çuçek Sandevës dhe Likovës, ka angazhuar mekanizëm shtesë ndërtimor për përballjen me prurje e dëborës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për t'u dalë në ndihmë komunave në fjalë janë angazhuar katër maqineri ndërtimore. DMSH-ja gjithashtu bën të ditur se janë të përgatitur që të angazhohen në raste të prurjeve të dëborës në pjesën më të madhe të territorit të Maqedonisë./Telegrafi/