Please enter at least 3 characters.

Komisioni për legjislacion shqyrton sot Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

2021/04/flamuri-i-presidences-ne-htrje-te-Kuvendi-te-Kosoves-dhe-Presidences-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban sot mbledhje, ndërsa do të shqyrtohet në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Mbledhja e Komisionit mbahet në orën 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;Shqyrtimi në Parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;Shqyrtimi në Parim i Projektligjit nr. 08/L-108 për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave;Shpallja e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës;Të ndryshme. /Telegrafi/