Please enter at least 3 characters.

Komisioni Evropian kërkon që të zgjidhet statusi i PSP-së

2016/01/komisioni-evropian-jep-direktivat-si-t-euml-dilet-nga-kriza_hd.jpg

Pas dorëheqjes së Katica Janevës, Komisioni Evropian në reagimin për AIM-në rekomandon që hetimet për përgjimet ilegale duhet të vazhdojnë.

Bashkimi Evropian ka pranuar njoftimin se Katica Janeva ka për qëllim të jep dorëheqje, thuhet në letrën e reagimit të Komisionit Evropian.

Më tej në koment, Komisioni Evropian thekson se "është e rëndësishme që të gjithë partitë parlamentare të vazhdojnë punën për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për statusin e Prokurorisë Speciale Publike".

"Bashkimi Evropian rikujton se është e rëndësishme të vazhdohet të vendoset përgjegjësia për krimet që dalin dhe lidhen me përgjimet e paligjshme", thuhet në deklaratën e shkurtër e Komisionit Evropian./Telegrafi/