Please enter at least 3 characters.

Komandanti i KFOR-it: Për situatën në veri nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm politike

2023/09/dfc3f09_15c4f7dbc728436cb55742eccce85f00-0-7b12d2dff8af4853bd5f2cd7bc88ce11.jpg
471:"German KFOR soldiers guard municipal building after yesterday's clashes between ethnic Serbs and troops from the NATO-led KFOR peacekeeping force, in the town of Zvecan, northern Kosovo, Tuesday, May 30, 2023. The violence was the latest incident as tensions soared over the past week, with Serbia putting the country's military on high alert and sending more troops to the border with Kosovo, which declared independence from Belgrade in 2008. (AP Photo/Bojan Slavkovic)
2:"AP

Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme” edhe pse situata e sigurisë aktualisht është e qetë që nga shpërthimi i madh i dhunës që ndodhi në muajin maj.

Kështu tha të mërkurën komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, shkruan Reuters.

Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, komandanti i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

"Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin - për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura," u tha ai gazetarëve nga Selia e NATO-s në Bruksel, transmeton Telegrafi.

Ristuccia shtoi se për situatën e paqëndrueshme në Kosovë, nuk ka zgjidhje ushtarake.

"Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi - mosbesimi midis palëve. Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”, tha ai.

Më shumë se 90 ushtarë paqeruajtës të NATO-s u plagosën në përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës, sipas NATO-s. Të plagosur mbetën edhe rreth 50 protestues.
Përplasjet shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në veri pas zgjedhjeve lokale në të cilat pjesëmarrja ishte vetëm 3.5% për shkak të bojkotit nga serbët. /Telegrafi/