Please enter at least 3 characters.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama raporton në Komisionin për Siguri

2020/08/Rrahman-Rama-paraqet-raportin-e-punes-para-Komisionit-per-Pune-te-Brendshme-Siguri-dhe-Mbikeqyrjen-e-FSK-se-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant, Rrahman Rama do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Mbledhja e komisionit do të filloj në ora 10:00.

Veç raportimit të Ramës komisioni do të shqyrtojë edhe raportin e panelit përzgjedhës për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kujtojmë që më 5 maj, para deputetëve të këtij komisioni ka raportuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili është shprehur se prioriteti i tij është fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike civile në FSK që sipas tij është dobësuar.

Po ashtu, ai kishte theksuar edhe nevojën për mbështetje sa i përket rritjes së buxhetit për FSK-në.