Please enter at least 3 characters.

Koha kur Eliot Engel hapi Zyrën e Amerikës në Prishtinë

Foto: Ridvan Slivova

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka ndërruar jetë më 10 prill 2026, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në mbështetje të çështjes shqiptare, veçanërisht në Kosovë.

Engel konsiderohej prej dekadash si një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.

Ai ishte ndër politikanët e parë amerikanë që ngriti vazhdimisht çështjen e Kosovës në skenën ndërkombëtare, gjatë një periudhe të vështirë për popullin e saj.

Pas lajmit për vdekjen e tij, në opinionin publik shqiptar kanë nisur të rikujtohen momente kyçe nga angazhimi i tij në Kosovë.

Një ndër më domethënësit është vizita e tij në Prishtinë në qershor të vitit 1996, kur së bashku me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, mori pjesë në ngritjen simbolike të flamurit amerikan.

Ky akt u konsiderua si një shenjë e fortë mbështetjeje politike dhe morale nga Shtetet e Bashkuara për aspiratat e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Fotografia e realizuar gjatë atij momenti nga fotografi Ridvan Slivova është bërë një nga imazhet më ikonike të asaj periudhe, duke dokumentuar lidhjen e hershme dhe të fortë ndërmjet përfaqësuesve amerikanë dhe udhëheqjes kosovare.

Kontributi i Eliot Engel në çështjen shqiptare pritet të kujtohet gjatë si një shembull i përkushtimit ndërkombëtar për të drejtat dhe lirinë e popujve. /Telegrafi/