Please enter at least 3 characters.

Kocijançiq: Vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e merr Këshilli Evropian

2017/01/kocijancicb.jpg

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq, në konferencë për shtyp ka vërtetuar se për hapjen e bisedimeve për përafrim të Maqedonisë në BE vendos Këshilli Evropian, e jo Komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Besoj se jeni të njohur me rregullat dhe udhëzimet e Komisionit për hapjen e bisedimeve me vendin tuaj, të kushtëzuara me zbatimin, respektivisht zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe reformave urgjente në vend. Hapja e bisedimeve të përafrimit, kur këto kushte të plotësohen, është një vendim që e sjell Këshilli'', është përgjigjur Kocijançiq për AIM-në./Telegrafi/