Please enter at least 3 characters.

Klubet nga Liga Premier propozojnë datat për afatin kalimtar të kësaj vere

2020/07/GettyImages-1225996045.jpg

Klubet nga Liga Premier kanë dalë së bashku me një propozim se kur duhet të hapet dhe të mbyllet afati kalimtar i kësaj vere.

Në fund të kësaj jave pritet që klubet angleze të mbajnë një takim me Federatës e Futbollit të tyre që të caktojnë se kur duhet të hape afati i transferimeve.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, klubet kanë vendosur njëzëri që afati i transferimeve të kësaj vere të hapet më 27 korrik.

Po ashtu, ata kanë dhënë edhe propozimin që afati të mos mbyllet deri më 5 tetor.

Nga këto data, klubet do të kenë më shumë se dy muaj për të kompletuar prurjet e tyre të reja për edicionin 2020/21.

Coronavirusi ka ndryshuar rrjedhën e afateve në të gjitha ligat botërore, andaj klubet nga Liga Premier kanë filluar tashmë të mendojnë për transferimet që mund t'i bëjnë në këtë verë. /Telegrafi/