")
Please enter at least 3 characters.

Klopp mezi po pret ndeshjen me Bayernin

2018/12/Jurgen-Klopp.jpg
258:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 16: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the Premier League match between Liverpool FC and Manchester United at Anfield on December 16, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë mezi po pret përballjen me Bayern Munichun në fazën e parë të eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Tekniku gjerman e njeh mirë klubin bavarez pasi në të kaluarën ishte trajner i Borussia Dortmundit dhe beson te skuadra e tij.

"Të gjithë e njohim stadiumin, atmosfera është e madhe. Është më të vërtetë udhëtim i mirë për të gjithë tifozët, është një qytet fantastik, pra çdo gjë është mirë".

"Udhëtimi nuk është shumë i gjatë dhe natyrisht ne dimë më shumë për futbollin gjerman se sa ligën tonë, kjo është e vërtetë".

"Në fund, lojtarët vendosin në fushë. Ta provojmë. Jo shumë kohë më parë kam luajtur në Bayern në ndeshje zyrtare, pra mezi po pres", ka thënë Klopp.

Ndeshja e parë luhet në Anfield më 19 shkurt 2019, ndërsa ajo e kthimit më 13 mars.

Në anën tjetër trajneri i Bayernit, Niko Kovac, e ka pranuar se Liverpooli është favorit, por ata nuk ia kanë frikën askujt. /Telegrafi/