Please enter at least 3 characters.

Klopp: Ishte ndeshje e çmendur, nuk ishte penallti

2019/09/JurgenKloppNapoli-e1568756697297.jpg
270:"NAPLES, ITALY - SEPTEMBER 17: Jurgen Klopp coach of Liverpool FC stands disappointed during the UEFA Champions League group E match between SSC Napoli and Liverpool FC at Stadio San Paolo on September 17, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka komentuar humbjen e skuadrës së tij kundër Napolit (2-0) në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

"Pati shumë mundësi, kjo ishte një ndeshje shumë më e mirë nga takimi jonë i fundit. Patëm shumë kundërsulme dhe nuk i konkretizuam, ishte një ndeshje e çmendur, ata po vraponin, ne po vraponim".

"Nuk mendoj se ishte penallti. Është vështirë. Për mua, ishte e pastër dhe nuk ishte penallti, sepse Callejon kërceu para kontaktit, por nuk mund ta ndryshojmë atë".

"Zhvilluam lojë të mirë, por nuk i shfrytëzuam rastet. E kontrolluam lojën në raste të caktuara, por të jem i sinqertë nuk patëm shumë raste finalizimi".

"Bëmë vendime që nuk ishin të duhura, por duhet ta pranojmë rezultatin. Shpesh topi i fundit ishte i gabuar. Është për shkak të intensitetit të lojës, por nëse nuk je në rrethana të caktuara fizike, është akoma më vështirë", ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7lax87