Please enter at least 3 characters.

Klopp afër nënshkrimit të kontratës së re me Liverpoolin

2019/07/GettyImages-1153197623.jpg
295:"MADRID, SPAIN - JUNE 01: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool celebrates with the Champions League Trophy after winning the UEFA Champions League Final between Tottenham Hotspur and Liverpool at Estadio Wanda Metropolitano on June 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli po mendon ta shpërblejë Jurgen Kloppin me kontratë të re, pas suksesit që tregojë sezonin e kaluar në Ligën Kampionëve dhe Ligën Premier.

Trajneri gjerman u transferua te 'The Reds' katër vite më parë, derisa aktualisht ka edhe tri vite kontratë të mbetura në Anfield Road.

Pasi arriti dy herë radhazi në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, ndërsa e fitoi atë në këtë vit, skuadra angleze është e vendosur që t’i ofrojë Kloppit një kontratë të përmirësuar.

Jurgen Klopp (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sipas agjentit të tij, Marc Kosicke, gjermanit i është ofruar mundësia që ta rinovojë kontratën aktuale, pasi që Liverpooli dëshiron ta mbajë edhe për disa vite.

“Liverpooli është i gatshëm që t’i ofrojë një kontratë të re Jurgen (Kloppit). Suksesi i tij në sezonin e kaluar ka bërë që ai ta fitojë edhe më shumë besimin në klub. Klopp është i lumtur në Anfield dhe me gjasë do të vazhdojë edhe për disa vite”, ka thënë agjenti i strategut gjerman.

Klopp ka kontratë me 'The Reds' deri në vitin 2022, mirëpo një pagë më e lartë do t’i konvenonte edhe atij. /Telegrafi/