“KLITHMA E GJINKALLAVE GËRRYEN SHKËMBINJTË”
04/04/2019
Dymbëdhjetë haiku nga: Matsuo Basho (1644-1694)Përktheu: Alket Çani
Vjeshtë e thellë -
po fqinji vallë
si jeton?
* * *
Hënë vjeshte -
gjithë natën u enda
rreth pellgut
* * *
Herë pas here retë
u falin një çast pushimi
atyre që soditin hënën
* * *
Mëllagën
buzë rrugës
e hëngri kali
* * *
E ngrirë
poshtë kalit
hija ime
* * *
Bilbili
mes bambuve të reja
këndon pleqërinë
* * *
Pas çdo shkulmi ere
flutura ndërron vend
mbi shelg
* * *
Fshat i vjetër -
s’ka shtëpi
pa hurma
* * *
Heshtje -
klithma e gjinkallave
gërryen shkëmbinjtë
* * *
Shkreptimë -
britma e gatës
përshkon terrin
* * *
Në Kioto
duke ëndërruar Kioton -
qyqja
* * *
Qyqja -
sakaq mjeshtri i haikut
i lë shëndenë botës


