Please enter at least 3 characters.

KKSB-ja në Suharekë adreson rekomandime për siguri dhe gjithëpërfshirje

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Suharekës ka mbajtur mbledhjen e radhës, me ç’rast janë diskutuar çështjet si siguria e përgjithshme në këtë komunë, ndërgjegjësimi i nxënësve për mjetet e pashpërthyera, hapësirat për qasjen e PAK-ve dhe masat për parandalimin e lëmshëkërkuesve.

Në takimin e kryesuar nga nënkryetarja Mihrije Suka, sipas njoftimit të Komunës pas diskutimeve rreth këtyre temave janë adresuar disa rekomandime, raporton Telegrafi.

“Të rritet bashkëpunimi qytetarë-polici dhe të lajmërohen rastet e dyshimta në polici”, ka qenë rekomandimi i parë thuhet në njoftim.

Pastaj është rekomanduar që “Komuna ta bëjë shenjëzimin dhe sinjalizimin e rrugëve në qytet dhe në fshatra, sidomos afër shkollave (ku në shumë raste mungojnë shenjat paralajmëruese)”.

“Drejtoria e Arsimit, përmes Ministrisë ta kërkojë nga FSK-ja të mbahen ligjërata nëpër shkolla”, është rekomandimi i tretë, raporton Telegrafi.

Rekomandimi i radhës ka qenë që PAK-ve tu krijohen kushte për lëvizje të lirshme nëpër objektet institucionale dhe të shtohet kujdesi edhe më shumë për fëmijët nxënës nga ky komunitet.

“Të lajmërohen në polici personat që hasën duke kërkuar lëmoshë, të bëhet identifikimi i tyre (pasi dyshohet që i sjell dikush nga jashtë)”, ka qenë rekomandimi i pestë i anëtarëve të KKSB-së. /Telegrafi/