Kjo skuadër e Superligës mendon ta ndërrojë emrin
03/08/2015
Klubi nga Drenasi e ka hedhur një propozim që ta ndërrojë emrin e klubit nga “KF Feronikeli” në “KF Drenasi”.
Klubi e ka hedhur propozimin në rrjetin social Facebook për të kërkuar mendimin e tifozëve për një gjë të tillë, pasi që opinioni i tyre është shumë i rëndësishëm për kampionin.
Momentalisht, kjo ide ka mbetur në nivelet e propozimit dhe nuk ka asgjë zyrtare, por asgjë nuk përjashtohet të ndodhë gjatë ditëve në vijim.


