Please enter at least 3 characters.

Kjo ishte e pritur, Reali takohet me Juven në finale të Ligës së Kampionëve (Video)

2017/05/IscoRonaldo-e1494447781223.jpg
332:"MADRID, SPAIN - MAY 10: Isco (R) of Real Madrid celebrates scoring his team's opening goal with Cristiano Ronaldo during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Vicente Calderon Stadium on May 10, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Atletico Madridin falë ndeshjes së parë.

Takimi i zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 3-0 për Los Blancos, ndërsa ndeshja kthyese në Vicente Calderon përfundoi me fitoren e Los Rojiblancos me rezultat 2-1, ashtu që Mbretërit shkojnë në finale me rezultat të përgjithshëm prej 4-2.

(Getty Images)

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke u dhënë shpresë tifozëve me një gol të hershëm nga Saul Niguez me kokë pas një harkimi nga këndi (12’).

Nuk kaluan shumë minuta dhe u akordua penalti në favor të Atleticos, të cilën e konvertoi në gol Antoine Griezmann (16’).

Mirëpo, pas një superdepërtimi, Karim Benzema pasoi te Toni Kroos, goditja e të cilit u ndal nga Jan Oblak, mirëpo Isco ishte aty për ta dërguar në rrjetë (42’).

(Getty Images)

Goli i Realit ua uli motivin lojtarëve të Atleticos pasi duhej t’i shënonin tre gola të tjerë për t’u kualifikuar. Ndërsa përkundër rasteve dhe angazhimit deri në fund, nuk u panë gola të tjerë.

Në finalen e 3 qershorit në Cardiff, Real Madridi do të luajë kundër Juventusit që në gjysmëfinale e eliminoi Monacon. /Telegrafi/

https://twitter.com/SportLightHQ/status/862381697173782529

https://twitter.com/Zac_TW/status/862382451972345857

https://twitter.com/FutboleHinchas/status/862389485866295299