Kjo është përgjigjja e EVN-së ndaj protestave në Tetovë kundër EVN-së
Qytetarët e Tetovës kanë vazhduar me protestat e tyre sot para zyrave të EVN-së, duke e arsyetuar veprimin e tyre me çmimet e larta të rrymës elektrike dhe për kyçjen në rrjetin elektrik, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndaj kësaj proteste ka reaguar EVN-ja, e cila bën të ditur se qytetarët që kanë protestuar sot nuk kanë dorëzuar ndonjë kërkesë zyrtare, por vetëm se kanë paralajmëruar që të njëjtën do ta bëjnë në ditët në vijim.
Në lidhje me ankesat e tyre, EVN thotë se këto çmime i përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). EVN bën të ditur se fakurat në gjuhën shqipe përgatiten tash e pesë vite, por paraprakisht duhet që të bëhet kërkesë në EVN.
EVN Maqedoni njofton se ''në mënyrë decide i demntojmë informacionet për gjoja EVN Maqedonia ka bërë trysni ndaj persoant që janë pjesë e protestës në Tetovë. As ekipet e EVN-së nuk kanë urdhër për kontrolle te këto persona, e as që është angazhuar policia. Ato janë të pavërteta qëllimi i të cilave është i njohur vetëm për ata që i shpërndajnë këto dezinofmata. Përkundrazi, EVN Maqedonia është e hapur për shfrytëzuesit e saj për tejkalimin e të gjitha keqkuptimeve, prandaj konsiderojmë se nuk ka nevojë për ngjarje të këtilla të përgaditura.''/Telegrafi/


