Please enter at least 3 characters.

Kiwior pranon rikthimin në Serie A, dy gjigantët italianë po kërkojnë transferimin e tij

2024/01/Jakub-Kiwior-1-e1706081237179.jpg
286:"Arsenal's Polish defender #15 Jakub Kiwior reacts during a UEFA Champions League group B football match between PSV Eindhoven and Arsenal FC at the Philips Stadium in Eindhoven, on December 12, 2023. (Photo by KENZO TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Jakub Kiwior është i gatshëm për tu rikthyer në elitën e futbollit italian Serie A, vetëm pas një viti të kaluar në Londër.

Qendërmbrojtësi polak iu bashkua Arsenalit në janarin e vitit të kaluar nga Spezia për 25 milionë euro, por ende nuk ka arritur të jetë një titullar i rregullt.

Milan dhe Juventus kanë shprehur interesim më parë për rikthimin e tij në Serie A, megjithatë këto dy skuadra janë tërhequr nga gara.

Corriere dello Sport ka raportuar se aktualisht në garë për lojtarin janë dy gjigantët tjerë italianë Roma dhe Napoli që duan të nënshkruajnë me polakun.

23-vjeçari ka pranuar rikthimin në Serie A dhe agjentët e tij kanë biseduar me drejtuesit e Romës dhe Napolit, me Kiwior që mezi pret të luaj sërish në Itali.

Megjithatë Arsenali janë duke këmbëngulur për ta mbajtur lojtarin në Londër, edhe pse Kiwior nuk është një titullar te skuadra e Mikel Artetas.

Gjithsesi si Roma ashtu edhe Napoli duan huazimin e lojtarit me opsion blerjen e tij në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Kiwior këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat për Arsenalin, pa arritur të shënoj gol ose të asistoj. /Telegrafi/