Please enter at least 3 characters.

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

2024/04/1-213.jpg

Operatorët ukrainas të dronëve kanë arritur të lokalizojnë një radar anti-dron të rusëve, që përdor një softuer që pengon valët e dronit dhe ka për qëllim t’ua pamundësojë ngritjen në ajër.

E ky stacion radari i ushtrisë ruse në Repejnik u lokalizua nga ukrainasit, që e shkatërruan pikërisht me një dron, transmeton Telegrafi.

Operacioni i realizuar nga grupi Geese 9 së bashku me pjesëtarët e inteligjencës ukrainase.

Në anën tjetër,  rusët në masë të madhe kanë stacionuar radarë të tillë duke marrë parasysh se ukrainasit vazhdimisht po i sulmojnë me dronë.

Megjithatë as këta radarë nuk u ndihmuan – përkundrazi u shkatërruar pikërisht nga një dron.

Një sistemi i tillë radari sipas mediave ukrainase kushton 100 mijë dollarë, dhe që e përdorin ushtarët e Putinit për detektimin e fluturakeve të vogla në një distancë prej 15 kilometra në një lartësi prej pesë kilometrash.

Me lëshimin e një vale parandalon funksionimin normal të dronëve, dhe kështu tentojnë të fitojnë kohë për kundërsulm. /Telegrafi/