Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian pozon me rroba banje bezhë dhe bizhuteri argjendi të mëdha

2022/03/collage-4-2-scaled.jpg

Kim Kardashian nuk heziton të tregoj fizikun e saj në formë.

Ylli i realitetit, elegante në rroba banje bezhë me prerje, pozoi në mënyrë joshëse në një seri fotosh të shpërndara në Instagram të martën.

"Vitaminë deti", i ka shkruar postimit Kardashian, 41 vjeç.

Themeluesja e Skims kombinoi pamjen me bizhuteri masive metalike, të cilat ranë në sy të shumë prej ndjekësve të saj.

"Ajo bizhuteri më shkakton ankth", shkroi një fans, ndërsa një tjetër pyeste: "Kush e mban atë në qafë dhe kyçin e dorës?".

Ndryshe, kujtojmë se Kim u divorcua zyrtarisht nga Kanye West gjatë javës së kaluar. /Telegrafi/