Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian nxit spekulime për romancë pas fotografive në krahët e një mashkulli misterioz

Kim Kardashian ka ndezur spekulime tek fansat për një lidhje të mundshme, pas një postimi në rrjetet sociale ku shfaqej në prezencën e një mashkulli tërheqës.

Gjatë fundjavës, miliarderja  organizoi një festë për markën e saj SKIMS në Los Angeles dhe ndau një seri fotosh nga ngjarja.

Megjithatë, fansat vërejtën se, përveç imazheve me fëmijët e saj, ajo kishte ndarë gjithashtu disa foto nga një kabinë fotografike me një mashkull misterioz.

Shumë nga ndjekësit e saj u shprehën në seksionin e komenteve, duke kërkuar ‘detektivë’ që të zbulojnë identitetin e tij dhe raportin me yllin e “The Kardashians”.

Shumë shpejt, hulumtuesit në internet e identifikuan mashkullin si Mert Alas, një fotograf i njohur i personazheve të famshëm. Ai ka punuar me emra të njohur si Kate Moss, Demi Moore, Julianne Moore, Madonna, Zendaya, Ariana Grande dhe shumë të tjerë, siç shihet në profilin e tij të Instagramit.

Romanca e dyshuar vjen pas një lidhjeje të shkurtër me Odell Beckham Jr. nga fundi i vitit 2023 deri në fillim të vitit 2024, si dhe pas një lidhjeje njëvjeçare me Pete Davidson nga viti 2021 deri në vitin 2022.

Në fund të vitit të kaluar, një burim i tha Us Weekly se Kardashian kishte "filluar një lidhje me dikë” por e mbante lidhjen shumë private. Ky burim shtoi gjithashtu se Kardashian kishte thënë se "personi tjetër që do të nis një romance do të jetë dikush që nuk është i famshëm". /Telegrafi/