Please enter at least 3 characters.

Kim Jong Un e kishte paralajmëruar për “një dhuratë për Krishtlindje”, Trump tregon se çfarë do të dëshironte

2019/12/RTX68ND7-1024x683-1-e1577203978927.jpg
253:"U.S. President Donald Trump gestures as he walks with North Korean leader Kim Jong Un in the Capella Hotel after their working lunch, on Sentosa island in Singapore June 12, 2018. Anthony Wallace/Pool via Reuters TPX IMAGES OF THE DAY - RC120B628F50
7:"REUTERS

Me Uashingtonin dhe Pyongyang duke treguar pak përparim në bisedimet e tyre për denuklearizimin, Koreja e Veriut i dërgoi SHBA-së një paralajmërim për një "dhuratë të Krishtlindjes" - por dhurata mund të jetë thjesht një dekor i ri, tha të martën presidenti Donald Trump.

Trump, duke folur para gazetarëve pasi mbaroi një telefonatë në prag të Krishtlindjes me trupat amerikane nga Palm Beach Mar-a-Lago, ka bërë shaka rreth retorikës së ndjekur nga vendi diktatorial rreth armëve bërthamore edhe pasi disa ekspertë kanë frikë se "dhurata" mund të jetë një provë armësh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Trump kur u pyet se çfarë do të bënte nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vendosë të testojë një raketë të re.

“Ndoshta është një dhuratë e këndshme. Ndoshta është një dhuratë ku ai më dërgon një vazo të bukur”, tha ai. “Mund të marr një vazo. Mund të marr një dhuratë të këndshme nga ai. Kurrë nuk i dihet”.

Një deklaratë e tillë vjen kryesisht pasi Ri Thae Song, zv.ministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, i ngarkuar me çështjet e SHBA-së, tha më 3 dhjetor tha se “kufiri i fundvitit” në SHBA po afrohej, dhe "varet plotësisht nga SHBA se çfarë dhurate për Krishtlindje do të zgjedhë”, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane, ose KCNA.

Nuk ishte e qartë se çfarë i referohej me "kufiri", megjithatë Kim kishte thënë në një fjalim të prillit se do të presë deri në fund të këtij viti që administrata Trump të ndryshojë qasjen e saj për bisedimet e denuklearizimit me Pyongyang.

“Unë mendoj se Koreja e Veriut do të provojnë një raketë balistike ndërkontinentale”, ka thënë Harry Kazianis, një ekspert.

“Shpresoj të gaboj”, ka shtuar tutje ai. /Telegrafi/