Please enter at least 3 characters.

Kidnapimi i tre policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia

2022/12/merdar-6.jpg

Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të nxjerr vendimin për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës.

Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Vendimi për ndalimin e hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë ka ardhur si pasojë e kidnapimit të tre policëve kufitarë nga forcat serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç agresion ky është edhe synim për destabilizim.

Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre. /Telegrafi/