Please enter at least 3 characters.

Kida numëron ditët, vetëm një javë larg dasmës me Ajbin

Foto: Instagram

Kida dhe Ajbi janë vetëm pak ditë larg një prej momenteve më të rëndësishme të lidhjes së tyre.

Këngëtarja ka rikthyer në vëmendje dasmën e shumëpërfolur, duke ndarë me ndjekësit një video në TikTok, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh plot humor: “Gjithçka është në rregull, jemi mirë”.

Postimi i saj vjen në kohën kur ka nisur numërimi mbrapsht për ceremoninë.

Foto: TikTok

Dasma e çiftit pritet të zhvillohet më 1 shtator në Romë, në Itali, duke i dhënë festës një atmosferë të veçantë.

Sipas raportimeve të mëparshme, ceremonia do të mbahet në një rezidencë historike në kryeqytetin italian, ndërsa për muzikën dhe atmosferën e mbrëmjes pritet të kujdesen emra të njohur të muzikës shqiptare mes tyre Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.

Historia e dashurisë së Kidës dhe Ajbit mori një tjetër hap të rëndësishëm në dhjetor të vitit 2024, kur këngëtarja u fejua me një propozim romantik nga partneri i saj, pikërisht në ditëlindjen e saj.

Që nga ajo kohë, fansat kanë ndjekur me interes çdo detaj rreth martesës dhe tashmë pritjes po i vjen fundi. /Telegrafi/

@officialkidaa Everything is okaaaaay, we’re fineeee😂
♬ original sound - Alex and Jon