Kida dhe Mozzik luftë “kokë më kokë” me Erën dhe Ledrin (Video)
Këngëtarët e rinj, Kida dhe Mozzik, në mënyrë të paprecedentë dhe të papritur po i bëjnë konkurrencë të madhe Era Istrefit dhe Ledri Vulës në luftën për hitin e kësaj vere.
Kida dhe Mozzik më 3 korrik lansuan këngën e tyre të re të titulluar “Premtimet”, natyrisht me videoklip. Deri tani ata kanë arritu 1 milion e 342 mijë klikime.
Dhe, ata lirisht mund të thuhet se janë në luftë të ashpër me Era Istrefin dhe Ledri Vulën.
Pasi i bënë diçka mbi 500 mijë klikime brenda një dite, Era dhe Ledri tash gjashtë ditë pas lansimit kanë arritur në shifrën e 1 milion e 723 mijë klikime, rreth 400 mijë më shumë se sa Kida dhe Mozzik, të cilët e kanë lansuar klipin e tyre një ditë më herët.
Mbetet të shihet në vazhdim të ditëve nëse “Premtimet” do të arrijnë të kapërcejnë “Shumë Pis” të Erës dhe Ledrit, që aktualisht mbajnë primatin e dëgjueshmërisë për hitin e verës.
Këtyre dy këngëve shumë shpejt do t’i bashkangjitet edhe projekti i shumëpritur nga Cozman dhe Tuna, i titulluar “Holla” dhe që na shumë konsiderohet si hiti i madh i kësaj vere, pa harruar as Getoar Selimin, që pritet të befasojë në një bashkëpunim seksi me bukuroshen Luana Vjollca.
Vera vetëm sa po bëhet edhe më e nxehtë se kaq…


