Khloe Kardashian sqaron çdo gjë në lidhje me Tristianin
Një prej anëtareve të familjes Kardashian ishte në një situatë të vështirë pas thashethemeve se po tradhtohet prej të dashurit.
Khloe Kardashian është raportuar se po e tradhton Tristian Thompson gjersa kanë publikuar edhe disa imazhe të nxehta të artistit me një femër anonime.
Duket se kjo e ka lodhur tejet shumë bukuroshen armeno-amerikane, e cila vendosur të flet dhe tëp mbyll këtë temë njëherë e mirë.
“Mjerimi do shoqëri. Njerëzve nuk u pëlqen nëse dikush është i lumtur. Sot gëzojnë më shumë për problemet e tyre sesa për sukseset. Fatkeqësisht!”, ka shkruar në rrjetet sociale ajo.
Ajo më tutje ka pohuar se njerëzit më shumë harxhojnë kohën duke gjetur fajtorin se sa që fokusohen në jetën e tyre.
“Njerëzit harxhojnë kohën e tyre duke gjetur fajtorin, e sot janë të fokusuar më shumë tek jetët e të tjerëve sesa tek jeta e tyre”, shkruan Khloe.
Ndryshe, Kardashian është duke punuar në projekte të tjera të modës. /Telegrafi/


