Please enter at least 3 characters.

Khabib nuk do të pensionohet pas vdekjes së babait

2020/07/KhabibNurgamodemo.jpg
352:"DIRIYAH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 07: UFC fighter Khabib Nurmagomedov is seen ringside during the of the WBC World Heavyweight Eliminator fight between Alexander Povetkin and Michael Hunter during the Matchroom Boxing 'Clash on the Dunes' show at the Diriyah Season on December 07, 2019 in Diriyah, Saudi Arabia (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Khabib Nurmagomedov ka thënë se kampioni i UFC-së nuk është duke u pensionuar dhe do të ndeshet me amerikanin Justin Gaethje pa përfunduar viti 2020.

Ylli i MMA këtë muaj e humbi babanë Abdulmanap nga coronavirusit, i cili njëherësh ka qenë njëherësh edhe trajner i tij, duke nxitur spekulime se kampioni i pamposhtur në kategorinë e peshave të lehta mund të pensionohet.

Mirëpo, përfaqësuesi i tij, Ali Abdelaziz, i ka përgënjeshtruar këto pohime dukje thënë se 31-vjeçari do të kthehet në tetëkëndësh pasi ta ketë përfunduar zinë për babanë e ndjerë.

“Khabib nuk është duke u pensionuar. Khabib, e dini, i ka disa objektiva, ka disa gjëra për të arritur. Jam i sigurt se Dana (White, presidenti i UFC-së) do t’u tregojë të gjithëve kur do të ndeshet Khabibi”.

“E kemi duelin kryesor: kundër Justin Gaethje. Dy nga konkurrentët më të mirë në kategorinë e peshave të lehta në epokën e fundit”, ka deklaruar menaxheri i tij për TMZ Sports. /Telegrafi/