Këto janë skuadrat me pasimet më të sakta në ‘Top 5’ ligat evropiane këtë sezon
Paris Saint-Germain është skuadra që ka bërë më shumë pasime të sakta këtë sezon në pesë ligat më të mëdha evropiane.
Kampioni francez i prinë listës së skuadrave me pasimet më të sakta në ‘Top 5’ ligat evropiane gjatë këtij sezoni, duke kompletuar 89 për qind të rasteve pasimet saktë.
Në vend të dytë gjendet skuadra tjetër francez, Nice, e cila ka pasuar saktë në 88 për qind të rasteve, duke lënë pas vete skuadra të mëdha evropiane, shkruan Telegrafi.
Pas dy skuadrave franceze gjendet gjiganti gjerman, Bayern Munich dhe dy skuadrat më të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid.
Këto tre skuadra, gjatë këtij sezoni kanë arritur të bëjnë 87 për qind pasime të sakta. /Telegrafi/
Skuadrat me pasimet më të sakta në ‘Top 5’ ligat evropiane këtë sezon: PSG - 89% pasime të saktaNice - 88% pasime të saktaBayern Munich - 87% pasime të saktaBarcelona - 87% pasime të saktaReal Madrid - 87% pasime të sakta


