Please enter at least 3 characters.

Këta janë gjashtë filmat që do të shfaqen në Cineplexx (Foto)

2016/11/cine.jpg

Drejtuesit e Cineplexx-it kanë zbuluar se filmi kosovar i propozuar për Oscar, “Home sweet Home”, do të jetë filmi i pari që do të shfaqet në hapjen e Cineplexx Kosova.

Kinemaja e parë me gjashtë salla dhe teknologjinë më të lartë në Kosovë, adhuruesit e filmit do t'i mirëpres më datën 30 nëntor në ora 21:00, kur edhe do të shfaqet edhe filmi i parë.

Ndërkaq, është bërë e ditur edhe orari i shfaqjes së gjashtë filmave të tjerë, të cilët janë shfaqur edhe nëpër kinematë botërore, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e bërë prej Cineplexx-it përmes llogarisë zyrtare në Facebook, çmimet e biletavedo të jenë standarde ndërsa rezervimet nuk mund të bëhen.

“Adhurues të filmave, kemi një lajm të mirë për ju. Kinemaja do të hapet me 30 nëntor në ora 21:00 dhe këta janë filmat e parë që do t'i shfaqim në 6 sallat tona. Çmimet e biletave do të jenë standarde siç i kemi postuar më herët, ndërsa rezervime nuk mund të bëhen. Prej ores 21:00 do te hapen dyert dhe deri ne ora 22:00 mund t'i blini biletat, ndërsa prej 22:00 deri ne 23:00 do te fillojne programet e filmave”, shkruan në njoftimin e Cineplexx-it.

Më poshtë gjenden gjashtë filmat hollivudian që do të shfaqen në kinemanë Cineplexx. /Telegrafi/