Please enter at least 3 characters.

Kështu protestojnë, nxënësit bojkotues të “Sami Frashëri” (Video)

2016/10/S7-780x439-1.jpg

Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, e bojkotuan mësimin ditën e enjte, për arsye se nuk po e duan profesoreshën e lëndës së Kimisë, Florie Rusinovcin, të cilën e akuzojnë për fyerje.

Vet Rusinovci i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka telashe me nxënësit. Ajo pretendon se krejt ky bojkot erdhi shkaku i dikujt tjetër.

Drejtori i shkollës ka thënë se ka marrë ankesa edhe nga prindërit për këtë mësimdhënëse, të cilat ankesa janë adresuar edhe tek Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Nxënësit pohuan se përderisa kjo profesoreshë do t’ju jap lëndën e Kimisë, ata nuk do të futen në asnjë orë. /Klan Kosova/