Please enter at least 3 characters.

Kështu do të luajmë edhe ndaj Serbisë, thotë trajneri i Zvicrës

2018/06/GettyImages-977136990.jpg
305:"ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 17: Tite, Head coach of Brazil congratulates Vladimir Petkovic, Head coach of Switzerland following the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Brazil and Switzerland at Rostov Arena on June 17, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Strategu i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka përgëzuar futbollistët e tij për paraqitjen ndaj kombëtares së Brazilit.

Superylli Philippe Coutinho ishte ai që i dha epërsinë Brazilit, por Steven Zuber me anë të një goli me kokë arriti që të barazojë rezultatin.

Zvicra luftoi dhe shfaqi paraqitje mbresëlënëse ndaj pesë herë kampionit të botës dhe Vladimir Petkovic thotë se është koha që të gjithë ta marrin më seriozisht ekipin e tij.

"Shpresoj se njerëzit tash do të na marrin më seriozisht".

Gëzimi i Shaqirit dhe Steven Zuber (Foto: Getty Images)

"Ndonjëherë ka mungesë të mirënjohjes dhe mendoj se kjo është keq sepse shumë herë ne luajmë shumë mirë. Ne kemi humbur vetëm një herë në kualifikime".

"Kemi treguar se ky ekip gjithmonë beson në vete dhe luan mirë me konsistencën e njëjtë të të shkuarit përpara. Ne do të luajmë kështu edhe ndaj Serbisë", u shpreh Petkovic pas ndeshjes.

Në Rostov on Don ishin të pranishëm 47 mijë shikues. /Telegrafi/