")
Please enter at least 3 characters.

Këshilli Prokurorial dënon kërcënimin ndaj prokurorit Naim Abazi

2021/03/keshilli-prokurorial-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar fuqishëm kërcënimin ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi.

“Kërcënimi ndaj prokurorit është i plotësisht i papranueshme dhe ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit të tij kushtetuese dhe ligjore.
Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Naim Abazi dhe ofron mbështetje të plotë për punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryeseve të veprave penale”, thuhet në reagimin e tyre.

KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, ndërsa organet kompetente janë duke vepruar në trajtimin me prioritet të këtij rasti penal. /Telegrafi/