Please enter at least 3 characters.

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor nga Gjilani për sulm seksual ndaj të miturës

2021/03/ilustrim-policia-e-kosoves-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual”.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji Nëntor 2020 deri më 20 Prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç. I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka njoftuar se përveç arrestimit si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit. /Telegrafi/