Kërkohet ndalimi i punës për ''Komisionin për Lustrim''
24/08/2016
Deputeti i LSDM-së Goran Sugareski kërkon që të ndalojë me punë ''Komisioni për Lustrim'' i cili udhëhiqet nga Tome Axhiev, transmeton Telegrafi Maqedoni.
''Duke pasur parasysh punën e deritanishme të këtij komisioni kërkojmë që të ndalohet puna pasi i lëndon të drejtat e njeriut. Edhe opozita por edhe opinioni kanë vërejtur se ky komision tani është shndërruar në vegël dhe armë e pushtetit.'' thuhet në mes tjerash në reagimin e Goran Sugareskit./Telegrafi/


