Please enter at least 3 characters.

Kërkesë për bashkëpunim – policia po i kërkon për veprën penale "Vjedhje"

Stacioni i Policisë në Drenas, përkatësisht Njësiti i Hetimeve, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar që shihen në fotografi.

Të njëjtit dyshohen për përfshirje në një rast të veprës penale “Vjedhje”.

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtyre personave, të kontaktojnë në numrin pa pagesë 192, ose përmes adresës elektronike: info@kosovopolice.com.

Çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.