Kerim: I besoj OKB-së
12/05/2016
Srgjan Kerim, kandidati nga Maqedonia për sekretar të OKB-së ka folur për Huffington Post, për garën e tij për sekretar shteti dhe për sfidat e OKB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
''OKB mund të jetë organizatë që mund të kujdeset për drejtësinë e vendeve ku mungon drejtësia, mund të sjell siguri ku ajo mungon, barazi ku ajo çalon dhe stabilitet ku rrezikohet stabiletit dhe mirëqenja e qytetarëve dhe shteteve'' thotë Kerim.
Kujtojmë se Kerim njihet edhe si ambasador i Maqedonisë në disa vende, ish ministër i jashtëm i Maqedonisë dhe tani shumë i afërt me pushtetin./Telegrafi/


