Please enter at least 3 characters.

Kërcënoi prindërit se do t’i vriste, arrestohet i dyshuari në Prizren

2021/09/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1.jpg

Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti kishte kërcënuar prindërit e tij me vrasje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Petrovë të Prizrenit.

“Fsh. Petrovë, Prizren 26.01.2022 – 11:00. Dy viktimat  kosovar kanë raportuar se djali i tyre  kosovar ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur ata me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/