Please enter at least 3 characters.

Kërcënoi në TikTok se do hedh "bomba" në xhaminë e madhe në Mitrovicë, i riu shoqërohet për intervistim në polici

2023/09/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Një person me inicialet P.K, në rrjetin social TikTok përmes një video të shkurtër ka kërcënuar se do hedh “bomba” gjatë namazit të xhumasë në xhaminë e madhe në Mitrovicë.

Pasi video është bërë virale në rrjet, Policia e Kosovës e ka marr në intervistim personin në fjalë.

Në një prononcim për Telegrafin lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ju njoftojmë se policia e ka shoqëruar për intervistim personin që është shfaqur në video”, ka thënë shkurt Zahiti duke mos dhënë detaje shtesë. /Telegrafi/