Please enter at least 3 characters.

Keown: Mourinho e do Ozilin për shkak të rivalitetit me Wengerin, francezi do të largohet në fund të sezonit nga Arsenali

2017/12/wenger-ozil-mou.jpg

Legjenda e Arsenalit, Martin Keown, beson se Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me Mesut Ozil për dy arsye - sepse ai e vlerëson atë si një lojtar dhe vetëm për të mospërfillur, Arsene Wengerin, i cili beson që do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Dyshja e trajnerëve ka duruar një rivalitet të gjatë që kur Mourinho u bashkua me Chelsean në vitin 2004.

Ozil, i cili është jashtë kontratës në fund të sezonit, është lidhur me një ribashkim me ish-menaxherin e tij të Real Madridit, Mourinho dhe Keown beson se portugezi është po aq i interesuar për gjermanin.

"Mendoj se Jose Mourinho do të donte që ky veprim të ndodhte, për dy arsye", ka thënë fillimisht Keown për Daily Mail.

"E para është sepse Mourinho e vlerëson lojtari dhe e dyta se do ishte halë në sy për Wengerin".

"Ky rivalitet mes dy menaxherëve nuk ka përfunduar ende", përfundoi ish-kapiteni i Arsenalit.

Ish-kapiteni i Realit ka folur edhe për situatën e ish-skuadrës së tij, ku sipas tij Arsenali do ta ketë të vështirë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve edhe këtë sezon.

Ky dështim, sipas mbrojtësit anglez do të bëjë që Wenger të largohet nga Emirates pas më shumë se 20 vite. /Telegrafi/