Please enter at least 3 characters.

Këngëtarja shqiptare dëgjohet edhe në Filipine (Video)

2016/07/BebeRexha.jpg

Suksesi i këngëtares shqiptare, Bebe Rexha, nuk ka të ndalur, ndërsa këngët e saj dëgjohen anekënd botës.

Ajo është në top 10 këngët më të pëlqyera edhe në Filipine me hitin “No Broken Hearts”, transmeton Koha.net. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

“Festa për ‘No Broken Hearts’ që është në Top 10 në Filipine. Ja një video me fansat e mrekullueshëm duke kënduar ‘NBH’ kur isha në Manila javën e kaluar. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo në Instagram.