Këngëtarja përfshihet nga flakët, në mënyrë të pashpjegueshme (Foto)
Një këngëtare e muzikës së lehtë në Kinë, po vuan nga djegiet në 80 për qind të trupit, pasi është përfshirë nga flakët.
Tang Anqi, anëtare e bendit të vajzave SNH48, ka qenë me një shoqe në katin e dytë të një lokali, prej nga ka zbritur si ‘një top zjarri’..
Nuk dihet se si është ndezur ajo, ndërsa shoqja saj që mbetet e paemëruar, ka thënë se “vetëm kur pashë flakët që ja kishin përfshirë trupin”, transmeton Telegrafi.
Meqenëse, Anqi kishte të veshura streçe dhe një këmishë shumë të ngushta, ka qenë e pamundur të zhvishet për t’i shpëtuar flakëve.
Derisa ajo po qëndron në kujdes intensiv, hetuesit po bëjnë kërkime për të vërtetuar si ndodhi aksidenti.
Jo zyrtarisht, mësohet se ajo ka qenë në gjendje depresioni dhe e ka ndezur veten. /Telegrafi/


