Këngë kushtuar vogëlushit sirian në festivalin e RTSH-së (Foto, +18)
Në fund të këtij muaji do të zhvillohet edicioni i 54 i Festivalit të Këngës në RTSH, ndërsa tashmë dihen edhe 30 këngët pjesëmarrëse.
Njëra prej këngëve mban titullin “Engjëll i lirë”, që i kushtohet vogëlushit, sirian Aylan Kurdi, i cili humbi jetën në brigjet e Turqisë, ndërsa historia e tij tronditi gjithë botën.
Kompozitori i këngës është Endri Shani, ndërsa këndohet nga këngëtarja Sigi Bastri.
“Këtë këngë ia kam kushtuar djalit të vogël sirian, Aylan Kurdi. Jam prekur aq shumë emocionalisht saqë këtë dhimbje e shpreha me nota…dhe këtyre notave i dhanë jetë fjalët e Silvi Bastri qe u konkretizua me një super tekst”, është shprehur kompozitori.
Festival në RTSH zhvillohet më 25, 26 dhe 27 dhjetor dhe fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.


