Këngë dedikuar sportit në një klip me pjesëtarët e familjes, ideja e këngëtarit Gjon Bisaku (Video)
07/06/2017
Këngëtari Gjon Bisaku së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor mjaft interesant.
Bëhet fjalë për një këngë me titull "Ole", e cila është punuar në studion e kompozitorit të njohur Ilir Berani.
I veçantë do të jetë edhe klipi i këngës, pasi Gjoni ka inkuadruar brenda tij edhe pjesëtarë të familjes.
Ky klip mjaft interesant i cili vjen së shpejti për publikun, është duke u punuar nga produksioni XL Films. /Telegrafi/


