Please enter at least 3 characters.

Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Klinë

2024/10/godet-kembesorin-2.jpg

Një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

"Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante janë duke bërë vendshikimin dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit," tha Gashi.