Kelly Osbourne shfaqet e lumtur dhe në formë të mirë pas një periudhe të vështirë
Kelly Osbourne u shfaq e buzëqeshur dhe në formë të mirë teksa mori pjesë në mbrëmjen bamirëse “Strength Is Not Silence” në Londër, ku u takua me mikun e saj të ngushtë DJ Fat Tony.
Eventi, i organizuar në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin e Burrave, mbështeti organizatën MIND dhe Fondacionin Ricky Hatton.
41-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një fustan të shkurtër me vija jeshile dhe të bardha, të kombinuar me mokasina me platformë, çorape dhe një çantë Chanel, shkruan DailyMail.
Kelly po kalon kohën në Britani, ku është vendosur pas vdekjes së babait të saj, Ozzy Osbourne, i cili u nda nga jeta më 22 korrik 2025 në moshën 76-vjeçare pas një ataku kardiak.
Në mars, ajo i dha fund edhe fejesës me DJ-in e Slipknot, Sid Wilson.
Humbja e saj në peshë ka qenë shpesh objekt komentesh në rrjetet sociale. Këtë javë, miku i saj DJ Fat Tony deklaroi për The Telegraph se Kelly kishte përdorur medikamente për humbje peshe jo për të rënë në peshë, por për ta ndihmuar me “problemet e tjera të jetës”.
“Kelly duket përsëri shkëlqyeshëm tani. Dhe kjo sepse është ekuilibruar”, tha ai.
Vetë Kelly ka folur më parë për periudhën e vështirë që kaloi pas humbjes së të atit dhe për komentet negative që mori pas paraqitjes së saj në Brit Awards.
“Ekziston një lloj i veçantë mizorie në dëmtimin e dikujt që qartësisht po kalon diçka. Të më shqelmosh kur jam poshtë, të dyshosh në dhimbjen time, të përhapësh problemet e mia si thashetheme dhe të kthesh shpinën kur kam më shumë nevojë për mbështetje dhe dashuri. Asgjë nga këto nuk vërteton forcë, vetëm zbulon një mungesë të thellë të karakterit. Aktualisht po kaloj periudhën më të vështirë të jetës sime. As nuk duhet të më duhet të mbrohem. Por nuk do të rri këtu dhe të lejoj veten të dehumanizohem në një mënyrë të tillë”, u shpreh ajo. /Telegrafi/


