Please enter at least 3 characters.

Kejvina për Luizin: Mos u habisni nëse del i martuar, nga ai pres gjithçka

2023/01/collage-7-1-scaled.jpg

Kejvina Kthella po vazhdon diskutimin për Luiz Ejllin në një bisedë që ka bërë së fundmi me banorët: Amosin dhe Enin.

Ajo thotë me plot bindje se këngëtari i njohur e ka në natyrë manipulimin dhe gënjeshtrën.

Mes shumë gjërave, modelja shqiptare thekson se ai mund të jetë edhe i martuar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë mendoj që ai është i lindur kështu. Mos u habisni ju kam thënë edhe mbrëmë po doli i martuar”, u shpreh biondja.

“Dhe me tre fëmijë”, vazhdoi Amosi në anën tjetër.

Foto: Screenshot/Instagram

Kejvina mbylli këtë çështje duke u thënë banorëve se nga ai pret gjithçka, nuk habitet.

Ndërkaq, në BBVA duhet theksuar se për pak javë kanë ndodhur një sërë ngjarjesh tronditëse. /Telegrafi/