Please enter at least 3 characters.

Kejvina Kthella me poza provokuese edhe në kuzhinë

2019/07/64449357_370506006936093_2152175362124777979_n-e1562828222561.jpg

Personifikohet si njëra nga modelet më joshëse shqiptare dhe jo më kot.

Fjala është për Kejvina Kthellën, e cila thuajse në çdo postim të saj tërheq vëmendje me imazhet që publikon.

E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, gjersa shfaqet provokuese nga kuzhina dhe në plan të parë ka vënë figurën e saj trupore.

Modelja, e cila u bë e njohur si velinë te emisioni "Xing me Ermalin", tashmë është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj në Itali.

Biondja së fundmi ka qenë prezente në koncertin e këngëtarit Maluma, bashkë me reperen nga Prizreni, Tayna. /Telegrafi/