Please enter at least 3 characters.

Keçi thumbon kryesinë e Hajvalisë: Ju nuk jeni burra!

2016/01/ke-ccedil-i-thumbon-kryesin-euml-e-hajvalis-euml-ju-nuk-jeni-burra_hd.jpg

I lodhur nga një stinor me shumë ngarkesë, Synaj Keçi të premten bëhej gati te festonte 28 Nëntorin. Mirëpo, jo gjithçka kaloi sipas parashikimeve të trajnerit. Ditën atij ia prishi Hajvalia që e shkarkoi nga posti i trajnerit. Por, edhe kur kanë kaluar katër ditë, Keçi ende nuk e ka mësuar arsyen përse u pushua nga puna. Bile, po insiston shumë që të kuptojë veprimin e kryesisë së klubit.

“Ta shpëtosh skuadrën pa rënë nga Superliga dhe në të njëjtën kohë ta dërgosh në finale të Kupës e më pas të shkarkohesh, nuk do koment. Është diçka që nuk e kam merituar, por le të jetë në ndërgjegjen e atyre që i kanë marrë këto vendime”, theksoi Keçi të hënën për ‘Sport Plus’.

Ai është duke insistuar të kuptojë të vërtetën përse është shkarkuar. “Jam i dëshpëruar 100 për qind prej kësaj situate. Burrat të thërrasin dhe t’i tregojnë arsyet përse je shkarkuar. Mirëpo, në rastin tim, drejtori i klubit, Xhavit Pacolli më ka thënë vetëm se jam i shkarkuar. Sikur të kishim përfunduar stinorin në vendin e gjashtë edhe vetë do të largohesha. Por, ne përfunduam në vendin e dytë dhe me pak fat kemi mundur të jemi më lartë, por jemi penalizuar nga kartonët e shumtë të verdhë dhe të kuq”, shtoi Keçi.

Nuk i frikësohet punës

Pas aventurës te Hajvalia, Keçi thotë se tashmë është i hapur për klubet tjera. “Për momentin nuk kam pasur kontakt me asnjë klub tjetër, ndonëse jam i hapur. Janë 11 skuadra tjera në Superligës dhe nuk besoj se do të mbes pa punë jo vetëm unë, por edhe kolegët tjerë. Unë e njoh punën e trajnerit dhe nuk i frikësohem”, përfundoi Keçi, i cili nuk ka më shumë tekst, pasi ia kanë ‘vjedhur’ ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me të. /Telegrafi/