Please enter at least 3 characters.

KBF Prishtina është kampione te U16

2023/05/2023-05-16-09.59.58.554-viber_image_2023-05-16_09-29-34-167-e1684227417992.jpg

KBF Prishtina është kampione e Kosovës te U16 në konkurrencën e femrave.

Skuadra prishtinase në ndeshjen e tretë finale të “Play-off”-it të zhvilluar në Pejë, ka mundur Peja 03 me rezultat 39:61. Në finalen e parë të zhvilluar skuadra pejane kishte fituar me rezultat 62:54, ndërsa në sfidën e dytë finale kishin fituar prishtinaset 56:50.

Peja në gjysmëfinale kishte eliminuar Junior 06 Moni Bau, ndërsa KBF Prishtina kishte mundur AA Prishtinën.

Në garat e rregullta Peja 03 kishte 15 fitore e një humbje, kurse KBF Prishtina 13 fitore e tri humbje. /Telegrafi/