Please enter at least 3 characters.

Katy Perry planifikon të martohet me Orlando Bloom

2019/06/GettyImages-626563180-e1561617011953.jpg
214:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 29: Orlando Bloom and Katy Perry attend the 12th annual UNICEF Snowflake Ball at Cipriani Wall Street on November 29, 2016 in New York City. (Photo by Jason Kempin/Getty Images for UNICEF)
23:"Getty Images for UNICEF

Këngëtarja amerikane, Katy Perry dhe aktori anglez, Orlando Bloom, janë duke planifikuar të martohen.

Sipas një burimi të afërt me aktorin, çifti - të cilët u fejuan në ditën e të dashuruarve do të martohen në fund të këtij viti.

"Ata po bëjnë plane për martesë duke shikuar të gjitha detajet. Katy shfaqet e përgatitur, dhe Orlando po ashtu është i përfshirë në këtë", ka thënë burimi. "Ata nuk janë të stresuar për këtë. Do jetë një festë me familjen dhe shoqërinë".

Më parë këtë vit, një tjetër burim i afërt me çiftin i tha People se ata po qëndronin "sekret" për ditën e tyre të madhe, por të dy ishin në kërkim të një martese "më të vogël dhe intime"

Orlando para se të martohej me aktore ishte në lidhje me super modelen amerikane, Miranda Kerr me të cilën ka djalin, Flynn.

Gjithashtu edhe zeshkania 34-vjeçare ishte e martuar me aktorin hollivudian, humoristin Russell Brand. /Telegrafi/